Rita Ora duket se e ka “përqafuar” jetën në Sidnei dhe po e shijon shumë, që pas mbërritjes së saj në Australi për të qenë pjesë e jurisë së “The Voice”.
Për 30-vjeçaren pushimet kanë nisur më herët dhe që tani ngjyra e lëkurës së trupit të saj është kthyer në të bronztë, shkruan “Daily Mail”.
Këngëtarja ka ndarë sërish disa foto hot nga plazhi, ku po shijon rrezet e diellit.
E veshur me bikini portokalli, ajo ka nxjerrë në pah trupin elegant dhe barkun e tonifikuar, teksa qëndronte e ulur mbi një peshqir të vendosur në rërë.
Rita kishte vendosur edhe disa aksesorë, ashtu sikurse edhe syze dielli, për ta bërë look-un e saj edhe më tërheqës.
Në vitin 2015, këngëtarja ishte pjesë e jurisë së versionit britanik të “The Voice”, ashtu sikurse edhe në “X Factor” dhe në “The Masked Singer”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al