19 Mars, 2022

Rivaliteti në muzikë dhe problemet me depresionin, Skivi çudit me deklaratat e tij


Reperi nga Kosova, Visar Shala, i njohur me emrin e artit Skivi, ka folur së fundmi rreth mundësisë për një ribashkim të grupit “Babastars” dhe raportet e tij me reperët e tjerë që kanë qenë pjesë e këtij grupi. Ai gjithashtu ka folur si rallëherë edhe rreth jetës së tij private, romancat me këngëtaret shqiptare dhe momentet më të vështira dhe depresive të jetës së tij.

 

Reperi nga Kosova ishte i ftuar në “Prive”, ku ka foli rreth distancimit të tij nga muzika. Skivi shprehu se kanë qenë disa faktorë që kanë ndikuar në shkëputjen e tij, ku veçoi pandeminë dhe çështje të tjera persoanle.

Megjithatë, ai e la të hapur mundësinë e një projekti të ri muzikor, ku ngjalli dyshme se mund të jetë bashkëpunim ose ribashkim i grupit “Babastars”.

I pyetur se kur e parashikon shkëputjen totale nga muzika, reperi deklaroi se dëshiron të shkëputet sa më shpejt duke shtuar se dëshiron të merret me punë të tjera.

Pjesë nga intervista:

Pse Skivi është shkëputur nga muzika?

Pak pandemia, pak çështje personale edhe pak ndoshta ai luksi që e kemi një bagazh të madh edhe nuk kemi nevojë.

Edhe në Instagram zero postime, duket sikur diçka ta ka “neveritur” këtë trendin e ri të shoëbizit, cila është arsyeja?

Pak me të drejtë e ke pak po, mund të thuash që jo neveritur, por nuk është duke shkuar “fair” gjithçka në këtë industri, ashtu siç e dinë të gjithë por nuk po flitet. Janë disa mashtrime që ndodhin tek këto gjëra, followersa, vieës, të gjithë i dimë vetëm mbetet të bëhet temë konkrete nëpër emisione.

A do të jetë 2022 viti yt në muzikë?

Ndoshta po, ndoshta do të jetë i joni…

Kur e parashikon shkëputjen totale nga muzika?

Të them të drejtën e kam menduar të shkëputem sa më shpejt, më ka shkur në mendje vitin e kaluar por ndoshta ,mund të shtyhet si plan për disa vite të shkurtra. Sepse kam qejf sa më shpëjt të tërhiqem sa më mirë dhe të merrem me punë të tjera.

Cil është një klip që të jep siklet kur e sheh?

Ndoshta “U çfarë po shoh”. Klipi është: “shumë të rinj jemi”.

Ndër të tjera gjatë intervistës Skivi foli edhe në lidhje  rikthimin e grupit “Babastars” apo “Skillz”, duke lënë të hapur çdo mundësi. Sakaq, ai tregoi se ruan raporte të mira me disa nga shokët e tij të grupit por pa përmendur emra.

Në lidhje me jetën e tij private reperi zbuloi se është ‘single’ por habiti me deklaratën e tij se ka qenë i lidhur me “më shumë këngëtare se sa mendojmë”.

Pjesë nga intervista:

U përfol një projekt për ribashkimin e Skillz-ave, çfarë ndodhi?

Ka pasur takime, por si dihet. Nuk mund të spekuloj për publikun.

U bë një kohë e gjatë nga vendimi që ke marrë për t’u shkëputur nga Babastars, ka kaluar kohë e mjaftueshme për të kuptuar nëse ke marrë vendimin e duhur apo ndoshte je nxituar pak?

Ajo shkëputje më shumë ka qenë shkëputje shoqërore, jo biznesi. Mund të jetë vendim i keq, mund të jetë vendim i mirë, ngelet ende për t’u vlerësuar. Mbi të gjitha ne këtu jemi ende, jeta është e gjatë edhe me surpriza, nuk i dihet.

Si mendon se do të ishte hip-hopi nëse Babastars nuk do të ishin shpërndarë?

Kjo pyetje është me vend. Çfarë mund tju them është se ndoshte gjërat do të ishin pak më “fair”. Jemi ende fuqi shumë e madhe mundemi të bëjm ndryshim edhe betë por na kishte shërbyer mbështetja si e mediave si e shoqërisë civile për të bër ndryshimin dhe të shkojmë deri tek vlerësimi i drjetë.

Me kë prej shokëve të asaj kohe ruan ende kontakte?

Me shumicën. Kemi shoqëri por nuk është ajo shoqëria që ka qenë, sepse edhe fizikisht shumica nga ne jemi larg njëri-tjetrit.

Getin a e urove për vajzën?

Patjetër normale, Getit shumë urime për vajzeën, edhe Marinës. Jam i sigurt që do të jenë dy prindër shumë të mirë.

Ndër vite me sa këngëtare ke qenë në lidhje?

Numrin sdo e them, por do them më shumë se sa ju mendoni.

Sot je apo nuk je në lidhje?

Jo, nuk jam.

Skivi foli edhe për disa momente të vështira të jetës së tij, ku veçoi humbjen e njerëzve të tij të afërt nga familja dhe shoqëria duke thënë se këto kanë qenë faza depresive në jetën e tij.

Një tjetër moment që reperi ka rrëfyer është një aksident që duket të ketë ndodhur në Ulqin pothuajse 12 vite më parë. Ai zbuloi se ka qenë një aksident i rëndë dhe jeta e tij ka qenë në rrezik.

Një moment kur e ke pasur jetën në fije të perit, cili ka qenë?

Ndoshta mund të them që e kam pasur një aksident shumë palidhje, shumë të keq, shumë stupid (idjot). Në Ulqin. Ndoshta viti 2009-2008. E kam pasur jetën në rrezik.

Cila është ngjarja më e rëndë që ke përjetuar dhe të ka ndryshuar si person?

Ndoshta… Prej vitit të kaluar në përgjithësi në familje dhe në shoqëri kam pasur humbje njerëzish. Kam humbur gjyshin, xhaxhain, nq shoqëri kam humbur shkoun e ngushtë. Ndoshta mund të them që kjo kohë ka qenë shumë e vështirë.

Sa herë ke përjetuar faza depresive në jetë?

Nuk e di si të them, ndoshta kjo koha e fundit me kët humbje.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al