3 Mars, 2022

Robbie Williams i shet Drake rezidencë përrallore në “Beverly Hills” për shifrën marramendëse


Rezidenca madhështore prej 50 milionë dollarësh, në pronësi të ish-yllit të “Take That”, Robbie Williams, u ble nga Drake.

Ajo përbëhet nga 10 dhoma gjumi e shtrirë në tre hektarë tokë në “Beverly Hills” dhe tashmë ndodhet në pronësi të reperit me famë botërore, megjithëse detajet financiare rreth blerjes nuk do të zbulohen deri në marrëveshjen përfundimtare.

Williams jetonte në këtë shtëpi me gruan Ayda Field dhe katër fëmijët e tyre dhe fillimisht kishte pretenduar për një shitje prej 80 milionë dollarësh përpara se të vendosej për shifrën dukshëm më të ulët pasi nuk arriti të gjente një blerës.

Megjithatë, këngëtari ka marrë një fitim të konsiderueshëm, pasi e kishte blerë atë nga bashkëthemeluesi i “Guess”, Armand Marciano për 32.67 milionë dollarë në vitin 2015. Prona e stilit toskan përfshin një shtëpi kryesore me përmasa rreth 25,000 metra katrorë që përmban dhjetë dhoma gjumi dhe njëzet e dy banja. Po ashtu ka një garazh për njëmbëdhjetë makina, një bodrum vere, një palestër, një dhomë lojërash elektronike, një ashensor, një fushë tenisi, një pishinë me pllaka mozaiku dhe një kuzhinë të jashtme.

Blerja e Beverly Hills është blerja e parë e pasurive të paluajtshme të Drake në tregun e Los Angeles , pasi më parë kishte blerë prona në vendlindjen e tij, Kanada, duke përfshirë një pronë prej 50,000 metrash katrorë në qytetin e tij të lindjes, Toronto.

Në një intervistë në vitin 2014, Robbie pranoi se dëshironte të jetonte përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishte kaluar një periudhë të gjatë kohore në Shtetet e Bashkuara. Ai i tha The Sun: “Unë e dua Los Angeles. Njerëzit dhe moti janë të shkëlqyera, por nuk është Anglia. Nuk mund të ofrojë të njëjtën gjë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al