11 Mars, 2022

Robbie Williams thotë se nuk ka ku të jetojë pasi ka shitur të gjitha shtëpitë e tij


Pasi ka shitur thuajse të gjithë pronat, Robbie Williams tha se familja e tij tashmë është duke e vendosur se do të jetë shtëpia e tyre e re.

 

Këngëtari i Rock DJ thuhet se ia shiti rezidencën e tij në Los Angeles reperit Drake për 35 milionë funte në një marrëveshje private.

Ndërsa gjatë muajt Janar, ai e shiti shtëpinë e tij në Wiltshire për 6.74 milionë funte.

Gjatë një intervistë që po zhvillonte në radion australiane, ai u shpreh se tashmë nuk ka një vendbanim.

“Ne nuk kemi një vendbanim tani, ne kemi shitur pothuajse kudo, ne nuk jetojmë askund dhe po përpiqemi ta kuptojmë-u shpreh këngëtari. Ai vazhdoi të thoshte se nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse ia kishte shitur apo jo rezidencën e tij Drake, dhe bëri shaka: “Nëse do të ishte e vërtetë, do të kisha nënshkruar një marrëveshje moszbulimi me kanadezët me të cilët ndodhi.

Ndërsa sa i përket karrierës së tij, ai ka treguar se nuk ka në plan të afërt asnjë projekt muzikor, por së shpejti do ta shohim në rolin e aktorit.“Unë jam duke xhiruar një film në Australi”-është shprehur ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al