Është transmetuar mbrëmjen e djeshme në TV Klan gjysmëfinalja e spektaklit të kërcimit “Dance with me”, një natë si gjithmonë plot me argëtim dhe emocione. Por gjithashtu në këtë natë u zbulua surpriza e madhe që do rezervohet për finale.
Ishte Alketa Vejsiu ajo që e nisi bisedën me Robert Aliaj duke e pyetur nëse do të këndonte ndonjë këngë në natën finale, por Aliaj zbuloi edhe më shumë duke u shprehur se mendon që ai dhe Vejsiu të vijnë me një duet.
Moderatorja mbeti e habitur dhe tha se kur vjen puna për këndim e kërcim nuk refuzon. Madje ajo propozoi që natën finale edhe Valbona Selimllari të kërcejë sërish në skenë duke qenë se e mahniti publikun dy javë më parë me vallen e Tropojës, shkruan Xing.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al