Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e mjeshtrit Aleksandër Lalo, ishte një lajm i hidhur që preku gjithë opinionin publik. Në nder të kujtimit të tij spektakli ‘’Dance with me’’ natën e sotme nisi me një debutim të balerinëve me kolonën zanore të ‘’Dimri i fundit’’, muzika e orkestruar nga mjeshtri i madh. Robert Aliaj, duke kujtuar një këngë të tijën që këndoi javën e kaluar , e cila ishte një orkestrim i maestros u shpreh për maestron:
‘’Kam 40 vjet që e njoh. E di që ai ishte një njeri që më ka iluminuar si mund të përballoj një shoqëri patriarkale, të prapambetur dhe llafazane’’
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al