5 Prill, 2018

Romanca ka mbaruar, Shakira jeton me Pikenë vetëm për hatër të fëmijëve


Futbollisti i Barcelonës, Xherard Pike dhe këngëtarja Shakira janë pranë divorcit. Thashethemet kanë rreth një vit që janë përhapur, por ata të dy e kanë mohuar vazhdimisht.

Televizioni spanjoll “TeleCinco” raporton se tashmë nuk ka më dyshime. Ndarja mes të dyve duket e pashmangshme.

Shakira dhe Pike po jetojnë ende bashkë vetëm për hatër të fëmijëve, por në të vërtetë ata rrinë larg njëri-tjetrit në shtëpi.

Një gazetar i këtij televizioni ka kohë që po monitoron situatën mes të dyve dhe ka vënë re se ata të dy nuk janë asnjëherë së bashku.

Gazetari është bërë aq i bezdisshëm për Shakirën sa raportohet që së fundmi ajo e ka çuar të gjyq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al