8 Maj, 2024

“Romeo ka fiksim Erjolën, i ka dërguar SMS për t’u lidhur, por…”- Graciano Tagani “plas bombën”, zbulon ç’ka ndodhur mes dy banorëve jashtë BBV! Si e priti Heidi Baçi


Balerini Graciano Tagani ka “plasur bombën” në shtëpinë e Big Brother Vip pasi ka zbuluar se aktori Romeo Veshaj ka pasur fiksim moderatoren Erjola Doçi.

Banori i BBV ka zbuluar se aktori i ka dërguar mesazhe prezantueses, por sipas tij, kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje duke ia lënë “seen”.

“Ti ia ke lënë seen jashtë atij djali, jo më këtu brenda”, iu drejtua balerini, por Erjola Doçi e ka mohuar duke u shprehur se nuk është e vërtetë.

“Pse nuk e ndalojnë? Çuni huaj ka të dashurën këtu brenda, 2 javë para finales dalin këto muhabete”, shpërtheu ajo në të ulëritura, duke pretenduar se deklaratat e Gracianos janë thjesht shashka.

Gjithashtu edhe aktori Romeo Veshaj e ka mohuar duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë histori me Erjola Doçin, teksa shtoi se kjo është e turpshme.

Ndërsa partnerja e tij, Heidi Baçi deklaroi se moderatorja e ka qëllimin të mirë dhe se mes tyre ka parë vetëm shoqëri.

 

Pjesë nga debati:

Graciano Tagani: Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga gjestet që ju dhatë dhe patjetër kam të drejtë të them që Heidit nuk i plas fare. Erjola duhet të jesh e sinqertë, a je ti Romeo që e ke pasur fiksim jashtë duke i dërguar mesazhe dhe duke ta lënë seen ajo gjithë kohës? A je ti që i ke kërkuar Erjolës të kishit një lidhje? Po them diçka që është reale, bëhu e vërtetë.

Erjola Doçi: Çfarë je duke thënë Graciano? Jo, seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë. Nuk është e vërtetë, po hedh shashka kot.

Graciano Tagani: Unë e kam mikeshë e di të gjithë situatën, kur ti më ke thënë mbas debatit që bëmë që mos e hap si muhabet. Ty të intereson për lojë dhe ai të ka fiksim ty.

Erjola Doçi: Çfarë po thua o Graciano. Nuk ka asgjë në këtë mes, janë budallallëqe.

Graciano Tagani: Pse po aktron?

Erjola Doçi: Pse nuk e ndalojnë? Çuni huaj ka të dashurën këtu brenda, 2 javë para finales dalin këto muhabete.

S’kam pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer. Kanë katër ditë që provokojnë, në sy të Heidit, gocës së huaj.

Romeo Veshaj: E ke nga ai vemja, qetësohu mo lali. Qetësohu, s’ka ndodhur asgjë. Pse prekesh

Graciano Tagani: Unë dhe Erjola e kemi diskutuar këtë gjë. Ai djali do që të përdorë në këtë gjë duke bërë skena të tillë. Ti ia ke lënë seen jashtë atij djali jo këtu brenda. A është e vërtetë? Betohu?

Erjola Doçi: Nuk më ka shkruar djali i huaj? Të betohem unë në këtë lojë?

Graciano Tagani: Duken gjërat

Heidi Baçi: Erjola nuk e di si del jashtë dhe s’më intereson. Qëllimin e ka të drejtë, është pak impulsive. Se ato të dy e kanë pasur gjithmonë këtë shoqëri, nuk kam parë ndonjë gjë kaq të rëndë.

Romeo Veshaj: S’kam pasur asnjë histori, është e turpshme

Graciano Tagani: Është një dashuri e madhe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al