30 Janar, 2024

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi drejt një romance? Ledhatime me njëri-tjetrin dhe flenë pranë, banorja e “BBVIP”: Shoh një trekëndësh të ri dashurie


Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi duket se po shkojnë drejt një romance. Dyshen e kemi parë të përqafuar dhe nuk kanë mohuar se mund të kenë ndjenja për njëri-tjetrin.

Së fundmi, aktori dhe Heidi Baçi janë parë shumë pranë, teksa shkëmbejnë ledhatime.

Ndërkohë dyshja kanë fjetur ne krevate pranë, ndërkohë që mbajnë dorën shtrënguar.

Ndërsa blogerja Dea Vieri ka parashikuar një trekëndësh të ri dashurie në Big Brother Vip, por nuk ka treguar se kush do të jenë.

“Unë së shpejti shikoj një trekëndësh të ri”, u shpreh Dea.

“Jo s’ka më trekëndësh”, tha Rike Roçi, ndërsa Dea shtoi: “Po ka, do ta them kur të jemi vetëm.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al