‘Big Brother Vip’ padyshim që gjatë këtij sezoni ka thyer cdo pritshmëri sa i përket audiencës dhe klikimeve në bazë të asaj që konkurrentët kanë ofruar për publikun.
E megjithatë, si duket këtij sezoni i erdhi fundi pasi në datën 18 Shkurt do të jetë nata finale.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Romeo Veshaj ka publikuar poezinë e recituar nga Reshat Arbana, “Në mundsh” vargjet e së cilës i dedikohen “të ruajturit arsyen edhe kur e gjithë bota ta hedh fajin” si dhe besimit në vetvete.
Aktori i ka bërë tag adresës të së vëllait teksa ka lënë të nënkuptojë që këto vargje janë një mesazh lidhur më mënyrën se si po ecën rrugëtimi i Donaldit në ‘BBV’.
Para disa ditësh ai e ka surprizuar në mënyrë të veçantë të vëllain, pasi më një helikopter I hedhi karafila nga ajri.
“Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”– ka qenë dedikimi i ndjerë që i ka përcjellë ai të vëllait me anë të një audio-mesazhi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al