21 Maj, 2024

Romeo Veshaj tregon marrëdhënien e afërt që ka me Bora Zemanin: E kam motër! Gjithmonë i jam lutur mamit dhe babit për…


Aktori Romeo Veshaj ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e tij Bora Zemani.

Konkurrenti teksa po i tregonte të dashurës së tij Heidi Baçi se sa mirë do të shkojë me Borën sepse ajo është një vajzë shumë e mirë, ai tha se e kosideron moderatoren si motër.

Ndonëse nuk janë vëlla e motër nga gjaku, Romeo tregoi se Bora është motra që prindërit e tij nuk i sollën kurrë në jetë, ndonëse aktori i është lutur gjithmonë.

Kam përshtypjen se do të shkosh shumë mirë me Borën, se është shumë ‘funny’, është super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit për një motër, Donaldi më solli Borën dhe dolëm në një shtëpi pastaj. Unë më shumë hapem me Borën se me Donadin”– tha Romeo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al