Ylli i Realit të Madridit dhe Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka deklaruar në një intervistë për “L’Equipe”, se nuk ndihet ende i plotësuar me veten e tij. 32-vjeçari momentalisht ka plot katër fëmijë, po ashtu edhe katër “Topa të Artë”, por ai thotë se është i fiksuar me numrin “7”, dhe kërkon po kaq fëmijë dhe “Topa të Artë”.
“Në shtëpi tashmë pas lindjes së vajzës ka më shumë rrëmujë dhe zhurmë. Por më pëlqen diçka e tillë. I kam dashur këta fëmijë dhe jeta për mua nuk ka kuptim pa to. Kur plakesh, ata shndërrohen në mbështetje. Shpesh herë them se dua të kem shtatë fëmijë, katër nuk janë mjaftueshëm. “7” është numri im i preferuar dhe dua po 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë” – deklaroi portugezi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al