Cristiano Ronaldo e ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm dhe e gjitha kjo në kuadër të mesazhit human të bamirësisë. Ai ka vendosur të shesë një nga një nga katër Topat e Artë që ka fituar ndër vite.
Ai është blerë nga izraeliti Idan Ofer për 600 mijë euro. Paratë e fituara, Ronaldo i ka dhuruar për bamirësi.
Mësohet se fondet kanë shkuar për organizatën britanike “Make a Wish” dhe do të ndahen për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al