Ronela Hajati, vitet e fundit po korr një sukses të madh në fushën e muzikës më hitet ‘bombastike’ që ka laçuar.
Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen e 35-të saj, ketë e ka bërë vetë të ditur këngëtarja me një postim që ka hedhur në Instagram ku nuk ka nguruar të shprehë se është krenare për veten dhe gjithçka që ka arritur.
‘Gëzuar ditëlindjen për mua. Jam shumë krenare për veten time’- ka shkruar Ronela në përshkrimin përbri postimit.
Kujtojmë se artistja ka qenë shumë e ngarkuar me projekte dhe koncerte këtë verë, duke u bërë një nga këngëtaret më të kërkuara në klube.
Dalja e parë e Ronela Hajatit në televizion shënon në moshën 4-vjeçarë në emisione fëmijësh. Që e vogël ka studiuar piano dhe balet, pjesëmarrëse në shumë festivale fëmijësh duke përmendur çmimin e parë në Tetovë, Maqedoni në Festivalin e vitit. Më pas në moshën 12 vjecare ka qenë e pranishme në spektaklin “Kërkohet një yll”, duke vijuar 6 muaj më vonë si një konkurrentë e Talent-Shoë-t “Ethet e së premtës mbrëma” dhe arriti të kualifikohej deri në 30 këngëtarët më të mirë, ndonëse ende një fëmijë. Më pas konkurrente ne “Poleposition”, Top Channel duke arritur deri në finale. Në moshën 16-vjeçare, pjesëmarrëse në “Star Academy 1” Tv Klan, vlerësohet me cmimin Best Performancë pas 6 muajsh sfida të fituara.
Gjithashtu Ronela ka përfaqësuar Shqipërinë në EuroVision më këngën në vitin 2022. Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që u mbajt në Torino.
Përfaqësuesja e Shqipërisë hapi gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me një super performancë shpërthyese dhe mori mbështjetje të madhe nga të gjithë.
/Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al