31 Dhjetor, 2024

Ronela Hajati flet për këngët provokuese: Mami s’më ka folur me gojë për 6 muaj kur…


Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka folur për këngët provokuese që ajo bën dhe mënyrën se si familja e saj reagon kur dëgjon tekstet.
ronela hajati8

Ronela tha se ndonëse ajo publikon shumë këngë me tekste të mira, vëmendja e publikut shkon gjithmonë te një këngë provokuese që ajo lançon.

Këngëtarja tha se kur ajo publikoi këngën “Mos ma lësho” nëna e saj nuk i foli për 6 muaj.

Ronela Hajati: E di ca do ha unë pas kësaj interviste apo jo? Mua ajo s’më ka folur me gojë për një këngë që unë kam bërë “Mos ma lësho”. Ajo me të drejtë se mos ma lësho, çdo lëshonte në fund të fundit. Nuk më foli për 6 muaj. Por unë me thënë të drejtën i bëj gjërat me mendim, siç bëj gjëra shumë provokuese bëj dhe këngë që kanë tekste shumë të mira. Dhe deri diku të vjen inat se unë bëj 6 këngë me tekst shumë të mira dhe një provokuese dhe vetën aty kapen njerëzit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al