19 Maj, 2022

Ronela Hajati krah dy përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në Eurovision, çfarë fshihet pas fotos së tyre?


Teksa kritikat në vendin tonë rreth performancës së saj në Eurovision vijojnë, Ronela Hajati shijon të mirat që ajo i solli jashtë kufijve, përveç finales së festivalit europian ku nuk mundi të kualifikohej.

Këngëtarja publikoi një foto nga një studio muzikore në Instagram. Bashkë me të ishin dhe përfaqësuesit e Austrisë, LumiX dhe Australisë, Sheldon Riley. “Koha e studios”, shkroi Ronela krahas fotos. Më pas ajo postoi një tjetër foto ku shkruante: “Nuk mund të them akoma asgjë por gjëra të mira po vijnë.” Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tyre por duke marrë shkas nga këto postime që ka bërë së fundmi, nënkuptohet se ajo po vjen me një duet.

Kur u pyet para gjysmëfinales se me cilët nga artistët e “Eurovision” do donte të bashkëpunonte artistja shqiptare tha se ka disa emra në mendje duke veçuar edhe spanjollen Chanel Terrero. Kjo e fundit  gjatë një interviste shprehu haptazi mbështetjen e saj, për Ronelën  ku madje dhe publiku filloi të thërrasi emrin e saj.

Ronela e ka transmetuar këtë moment në Instagram dhe duket se është mjaft e emocionuar. Ndërkohë ajo është shprehur gjithashtu se emisionet në Shqipëri janë shumë larg për sa i përket energjisë që kanë transmetuar gjatë kohës kur ajo përgatitej për Eurovizion, por me rëndësi shëndeti.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al