8 Prill, 2022

Ronela Hajati merr gjithë vëmendjen në eventin e Eurovision në Izrael, ja videoja virale e saj me prezantuesen


Ronela Hajati vijon turin e saj për këngën “Sekret”, që triumfoi në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Pasi mori pjesë në “Barcelona Eurovision Party” në Spanjë, Ronela ka udhëtuar drejt Izraelit.

Këngëtarja ka marrë pjesë në “Israel Calling 2022” bashkë me të tjerë që do të konkurrojnë në Eurovision. Në rrjet kanë qarkulluar video nga performanca e Ronelës që ka qenë shpërthyese. Artistja kishte veshur një palë pantallona elegante ngjyrë blu që i kishte shoqëruar me një crop-top dhe xhaketë po ashtu ngjyrë blu, të plotësuara me detaje të tjera të bardha.

Këtë herë Ronela u shfaq me flokë të shkurtra dhe me balluke që ka gjasa të jetë paruke vetëm për mbrëmjen e djeshme.

 

 

Ndërkohë, Ronela ia ka dalë të rrëmbejë edhe vëmendjen e prezantueses së evenimentit. “O zot i madh, je një diva.”- thotë ajo teksa i shkon pranë për ta pyetur për emrin. Më pas ajo i thotë me shaka: “Jam shumë e bukur por nuk kam tru.”, gjë që u menaxhua shumë mirë nga Ronela e cila ia kthen: “Ke tru përderisa ke syze”. Videoja ka marrë komente të shumta pozitive dhe po shpërndahet kudo në mediat sociale.

 

Ronela ka vendosur edhe një rekord përfaqësimi në klasifikimin e shkurtit në Eurovizion duke u renditur e dyta si kënga më e dëgjuar e festivalit në YouTube.

Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj. Artistja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që do të mbahet në Torino.

Ronela është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën teksa ka premtuar se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al