9 Maj, 2022

Ronela Hajati mes të veshurave më bukur në tapetin ‘turquoise’ të Eurovision


Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e hapjes së ‘Eurovision’. Të gjithë përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse parakaluan në Reggia di Venaria Reale, përgjatë tapetit Turquoise, 200 metra të gjatë.

Sot mediat italiane kanë shkruar rreth të veshurve më mirë dhe në këtë listë nuk ka munguar as Ronela Hajati, e cila mori gjithë vëmendjen me veshjen shumëngjyrëshe.

Ronela Hajati, Shqipëria

Këngëtarja shqiptare veshi një fustan spektakolar me një kapele katrore.

Një detaj që mori vëmendjen ishte shiriti me ngjyrat e ylberit, përmes së cilës këngëtarja duket të ketë zgjedhur të shfaqë e njëkohësisht edhe të ketë përkrahjen e komunitetit LGBTIQ+.

Mahmood dhe Blanco, Italia

Pjesë e listës janë edhe fituesit e Sanremo, Mahmood dhe Blanco. Mahmood eci në tapet me një xhaketë të zezë dhe pantallona të gjera rozë. Blanco kishte një look të përbërë nga një xhaketë lëkure e zezë, poshtë së cilës kishte një bluzë transparente dhe një palë pantallona të së njëjtës ngjyrë.

Achille Lauro, San Marino

Këngëtari Achille Lauro kishte zgjedhur një veshje shumë elegante: një kostum të zi të kombinuar me një këmishë të bardhë të hapur dhe pa kravatë. Pamja e tij u plotësua nga grimi i paimitueshëm i syve.

Amanda Georgiadis Tenfjord, Greqi

Këngëtarja që do të përfaqësojë Greqinë u shfaq me një fustan rozë.

Subwoolfers, Norvegjia

Subwoolfer zgjodhën një kostum tërësisht blu shoqëruar me maskat e tyre të verdha dhe syzet e diellit.

Rosa Linn, Armenia

Rosa Linn kishte veshur një kostum kadife duke e kompletuar veshjen me çizme luftarake.

REDDI, Danimarka

REDDI zgjodhi një stil të viteve ’70 , të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe pantallona të ndezura.

Emma Muscat, Malta

Këngëtarja malteze, Emma Muscat ka veshur një veshje totalisht të bardhë të përbërë nga crop top dhe fund për këtë event.

Chanel, Spanja

Këngëtarja spanjolle, Chanel , ka ecur në tapetin bruz me një fustan të shkurtër të shoqëruar me një pelerinë të madhe të kuqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al