8 Maj, 2022

Ronela Hajati surprizon në tapetin “Turquoise” të Eurovision, ja çfarë simbolizon detaji i veçantë në veshjen e saj


‘La Venaria Reale’, një nga simbolet e historisë së pasur mbretërore të Torinos, mirëpritit sot 40 artistët që marrin pjesë në “Eurovision 2022” që parakaluan në tapetin ‘Turquoise’ 200 metra të gjatë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka premtuar një performancë që do të mbahet mend gjatë mirëpo edhe veshjet e saj duket se janë mëse ikonike. Ajo ka parakaluar në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit evropian dhe është siguruar që të “rrëmbejë” të gjithë vëmendjen. Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje tejet unike, shoqëruar me një kapelë po kaq të veçantë.

 

Një detaj që mori vëmendjen ishte shiriti me ngjyrat e ylberit, përmes së cilës këngëtarja duket të ketë zgjedhur të shfaqë e njëkohësisht edhe të ketë përkrahjen e komunitetit LGBTIQ+.

Në fjalën e saj, Ronela tha mes të tjerash: “Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Evropë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj këtë mundësi jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”. Më pas, artistët dhe delegacionet e tyre shoqëruese do të hyjnë brenda, ku do të priten nga kryetari i bashkisë së Torinos Stefano Lorusso, nga mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Österdahl dhe nga Producentet Ekzekutive Simona Martorelli dhe Claudio Fasulo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al