8 Maj, 2022

Ronela Hajati u bullizua për peshën, ‘Eurovision’ paralajmëron: Do të marrim masa ligjore!


Ronela Hajati ka qenë ndër pjesëmarrset më të komentuara të “Eurovision” deri tani, shpesh edhe për arsyet e panevojshme. Flasim këtu për komentet e bullizmin online që i është bërë për peshën.

Së fundmi LaRepubblica i ka dedikuar një artikull Ronelës dhe komenteve bullizuese duke bërë me dije se ‘Eurovision’ do marrë masa ndaj këtyre njerëzve. Pasi u përball me fyerje të vërteta, tallje, meme për pamjen e saj fizike, më pas u “censurua” nga kanalet zyrtare të komunikimit të “Eurovision” për pozat provokative. Ajo me ironi tha në konferencën për shtyp: “Eurovizion? Shfaqje familjare” teksa organizatorët e EBU(European Broadcasting Union) janë të detyruar të mbajnë qëndrim: diskriminimi në festivalin europian të këngës nuk do të tolerohet.

Paralelisht me sulmet ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe kritikat ndaj EBU për mënyrën se si po menaxhon komunikimin. Ka kritika për të gjithë organizatën italiane, krahasuar me edicionin fatkeq të vitit 1991. Në një deklaratë publike EBU-ja ën me dije:

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar spektaklin e këtij viti.”

Por nuk ndalen me aq dhe paralajmërojnë këdo që kapërcen kufirin: “Çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda ne do t’i denoncojmë këta persona tek autoritetet kompetente vendore.”

Kur jemi në prag të nisjes së festivalit, Ronela ka zgjedhur të flasë edhe njëherë rreth këtij eventi. Në një intervistë për “Prive” ajo ka sqaruar prapaskenat e “censurimit” të performancës së saj nga Eurovisioni. “E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël , por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale, nuk është se ka. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”,- është shprehur Ronela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al