Mbrëmjen e djeshme Roza Lati ka qenë një ndër të ftuarit në panelin e “Top Show” ku ishin mbledhur për të folur mbi rastin e rëndë të bërë publik këto ditë, ku disa të mitur kanë vrarë më sëpatë qenin e tyre.
Ndërsa videoja tronditëse po shfaqej në ekranin e studios, Roza është parë të shpërthejë në të qara.
Moderatoja njihet tashmë si një ndër personat më kafshë-dashëse dhe gjithnjë është aktive për kauza që prekin kafshët në përgjithësi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al