Të gjithë me siguri i kujtoni dy këngët e famshme Këngët “Fly” dhe “Mr. Yesterday” që Noizy dhe Rozana kanë sjellë para shumë vitesh në duet të dy. Që prej asaj kohe ata nuk kanë pasur më ndonjë bashkëpunim .
Por a i njeh Rozana këngët e kolegut të saj Noizy-t dhe çfarë mendon ajo për reperin? Përgjigia e saj në programin “Mos i fol shoferit”, na kanë habitur pak.
“Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para, por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”, – ka thënë Rozana.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al