Deri pak javë më parë ishte në qendër të vëmendjes për shkak se një vajzë nga zona e tij kishte denoncuar të birin se kishte ushtruar dhunë mbi të.
Nëse nuk do të ndodhte kjo ngjarje aspak e këndshme, mbase këtë mandat, Rrahman Rraja do ta kaonte në anonimat të plotë. Ai nuk foli asnjëherë në Parlament dhe emri i tij nuk dilte asgjëkundi në media, përveç rastit kur doli lista se cilët ishin deputetët që fituan një vend në Parlament.
Tashmë, i biri është në burg, e shoqja, sipas Kryeministrit Edi Rama, është në spital me një sëmundje të rëndë, ndërkohë që Rraja është shfaqur me paterica. Kur të vjen e keqja hapi derën, i thonë kësaj. E megjithëse Rama kërkoi të kishim një farë mirëkuptimi për Rrajën, në fakt, kolegët e tij në Parlament as nuk i afrohen, duke e lënë atë në vetminë e tij.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al