22 Nëntor, 2021

Rrëfehet aktori i humorit: Jam në kërkim të personazheve të rinj, atë që bëj unë s’e bëjnë dot të tjerët


I ri edhe në moshë edhe në aktrim, Juxhin Plovishtin e shohim te “Kosherja”, një spektakël humori që sjellë gjithnjë risi. Ai vjen në një intervistë për gazetën “Panorama” duke treguar mbi karrierën e tij, fillimet dhe projektet që bën.

Juxhin Plovishti (8)

Si e mbylle ti personalisht sezonin që shkoi dhe si e fillove sezonin e ri? 

Sezoni i parë ishte eksperiencë e re. M’u desh pak kohë të përshtatem 100% me atë që po bëja dhe po ofroja. Në këtë sezon kam më shumë siguri dhe besoj se dhe do jap më shumë se vjet.

Juxhin Plovishti (9)

Të ka marrë malli për role të ndryshme apo je rehat në këtë që luan? 

Ne çdo javë pothuajse prodhojmë personazhe të reja. Njëkohësisht jam dhe në kërkim për personazhe të reja, kështu që nuk kam kohë të jem rehat.

Je i kenaqur me suportin që keni marrë në publik dhe me feedback-un e tyre? 

Në çdo dalje unë përpiqem të jap maksimumin. Falenderoj shumë publikun që më ndjek dhe më mbështet. Ç’të mbjellësh do korrësh thonë (qesh).

Juxhin Plovishti (6)

Po kush është Juxhin Plovishti për ata që nuk e njohin? 

Unë kam lindur në Korçë në 1998. Jam angazhuar që i vogël në projekte të ndryshme teatrore. Ndoqa sdudimet për aktrim në “Universitetin e Arteve”, ndërkohë që kam qenë aktiv në shfaqje teatri, kam luajtur në disa filma dhe së fundmi më gjeni te “Kosherja”.

Juxhin Plovishti (5)

Por si spekator kur ka qenë hera e fundit që ke parë një shfaqje?

Përpara disa ditësh pashë shfaqjen e fundit të Teatrit Kombëtar. Jam ndjekës i rregullt i pothuajse çdo aktiviteti artistik që zhvillohet. I shijoj ato që përzgjedh të shoh megjithëse qejfi më shumë ma ka të jem në skenë, jo përballë skenës.

Juxhin Plovishti (7)

Me kë e pive kafen e parë sot? 

Kafen e pi vetëm çdo mëngjes në shtëpi. Nuk para i frekuentoj baret.

Çfarë bëre fundjavën që kaloi? 

Pushova.

Juxhin Plovishti (2)

Çfarë nuk dinë njerëzit për ty?

Ato që kam zgjedhur unë të mos i dinë (qesh).

Çfarë mendon sa herë dëgjon të përmendet emri yt? 

Thjesht përgjigjem..

Juxhin Plovishti (4)

Për çfarë nuk është vonë? 

Për asnjë gjë nuk është vonë. Koha thjesht nuk mund të kthehet, po hapësira për mundësi ka gjithmonë.

Për çfarë nuk e vret mendjen?

Për ato që lë mbrapa.

Juxhin Plovishti (3)

Kush është mik e kush armik? 

Unë dhe unë. Zgjedh cili do jem.

Çfarë nuk e bën asnjë si ti? 

Besoj se është fjala te aktrimi? Të gjithë janë të veçantë në llojin e tyre. Çfarë bën dikush s’e bëj dot unë, çfarë bëj unë s’e bën dot dikush. Dhe më vjen mirë që ka kaq shumë larmishmëri.

Juxhin Plovishti (1)

Çfarë do të doje që njerëzit ta shihnin me sytë e tu? 

Asgjë. Do doja të shihja veten me sytë e të tjerëve në fakt.

Fundviti ku dhe si do të të gjejë? 

Shohim. Flasim prapë ë(qesh)

/Panoramaplus.al/ Blerand Rexhepi

Juxhin Plovishti (11)Juxhin Plovishti (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al