21 Shtator, 2017

Rrëfehet aktorja e njohur: Luftoj me ankthin që prej moshës 7-vjeçare


Aktorja amerikane, Emma Stone, ka folur se si është të jetosh me ankth në një moshë të re.

Stones, e cila e fitoi çmimin Oskar për aktoren më të mirë sivjet, për performancën e saj në ‘La La Land’, ka folur në emisionin e Stephen Colbert, ku ishte pyetur për një vizatim të cilin e kishte bërë në moshën nëntë vjeçare në të cilin shkruhej: “Jam më e madhe se ankthi im”.

 

“E vizatova këtë në terapinë time”, shpjegoi ajo.

“Isha një fëmijë plot ankth dhe kisha shumë kriza paniku”, tha ajo.

“Por përfitova shumë nga terapia. Fillova kur isha shtatë vjeç”.

“Ende kam ankthe edhe sot,  por jo kriza  paniku”, përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al