Rozi Kostani, aktore, regjisore dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, ka qenë sot e ftuar në “Pop Culture” nga ku rrëfeu rreth më shumë rreth rrugëtimit të saj në kinema dhe teatër.. E njohur në rolin e saj në filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, nga ku shfaqen edhe skena erotike, por që më herët Kostani ka sqaruar se nuk ka qenë ajo që ka luajtur atë pjesë, por ka qenë një dublante.
E pyetur nga moderatorët nëse do të luante tani skena të nxehta, aktorja është përgjigjur: “Kam interpretuar në 10 filma gjatë karrierës sime, e megjithatë asnjëherë nuk kam interpretuar skena të nxehta. Por nëse do të më ofronin një shumë të madhe parash edhe mund të pranoja”.
Aktorja gjithashtu rrëfeu se gjatë karrierës së saj si aktore është fokusuar më tepër tek teatri sesa tek filmi, e megjithatë pranoi se asnjëherë nuk do të donte që vajza e saj të ndiqte këtë karrierë për shkak se aktrimi është një profesion i cili nuk paguhet mjaftueshëm në Shqipëri
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al