19 Dhjetor, 2017

Rrëfehet djali i Ardian Fullanit, sipërmarrja e re që ka nisur, tregon edhe të dashurën


Erik Fullani ka qenë i ftuari i radhës i puntatës së sotme të emisionit ‘’Rudina’’. Ai ka treguar më shumë për jetën e tij dhe sipërmarrjen e tij të re, një restorant për të cilin është kujdesur vetë për çdo detaj.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me moderatoren ai ka treguar edhe emrin e së dashurës , e cila quhet Maria Chiara, emrin e së cilës ia ka vendosur edhe në pice speciale në restorantin e tij.

Ai ka treguar se në 60-vjetorin e të atit Ardianit ai dhe e motra të dy kanë bërë një tatuazh me firmën e babait në dorë si një dhuratë speciale dedikuar atij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al