Ka shumë kohë, pothuajse një vit që flitet rreth romancës midis aktores 36-vjeçare Markle dhe princit 33-vjeçar të Britanisë së Madhe, Harry. Nëse Markle dhe Princi Harry janë me të vërtetë duke u drejtuar për në altar, ajo do të bëhet amerikania e parë që do të martohet me familjen mbretërore, që pasi Wallis Simpson u martua me Mbretin Edward VIII, duke u detyruar që të heqë dorë nga froni gati 81 vjet më parë. Çifti u takua për herë të parë në Londër, përmes disa miqve të përbashkët në korrik të 2016-s.
Që prej atëherë janë vendosur në qendër të vëmendjes. Markle e ka ballafaquar me qetësi zhurmën që u shkaktua pas zbulimit të lidhjes. Ja si është shprehur ajo gjatë intervistës për revistën “Vanity Fair”:“Ka sfidat e veta dhe vjen me periudha , disa ditë mund të ndihet më sfiduese sesa ditët e tjera. Dhe ishte e çuditshme mënyra sesi ndryshuan gjërat. Por ende e kam këtë sistem përkrahjeje përreth meje, dhe, sigurisht, mbështetjen e të dashurit tim”.
Ndërsa është pyetur nga gazetarja se si i trajton absurditetet dhe gjithçka që shkruhet për Princin Harry dhe për të , ajo shprehet:“Mund t’ju them se në fund të ditës mendoj se është me të vërtetë e thjeshtë. Ne jemi dy njerëz që janë me të vërtetë të lumtur dhe në dashuri. Ne ishim duke u njohur (në një lidhje) për rreth gjashtë muaj para se të bëhej lajm dhe unë punoja gjatë gjithë kësaj kohe, dhe e vetmja gjë që ndryshoi ishte perceptimi i njerëzve. Asgjë rreth meje nuk ndryshoi. Unë jam ende i njëjti person dhe nuk e kam përcaktuar kurrë veten nga marrëdhëniet e mia”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al