26 Shtator, 2017

Rrëfehet Grida Duma, tregon arsyen se pse vishet me mëngë të gjata


 

E pyetur në #DritaremeRudinën, për vëmendjen që i  kushton veshjes së saj, në daljet publike dhe në takimet me njerëzit dhe elektoratin, deputetja e PD, Grida Duma tha, se nuk e ka tepruar asnjëherë. Ajo e quajti kurim dhe dhënien e peshës së duhur, figurës që ajo përfaqëson.

“Në më të shumtën e rasteve unë kurohem, e kam pjesë të kulturës sime. Stili im është përgjithësisht konservatore, madje edhe në verë po të më shohësh, vishem me mëngë të gjata.

Të njëjtin kujdes për veshjen tregojnë edhe figura të rëndësishme të politikës.

Kam parë edhe politikanë në botë, si Hilary Clinton apo Margaret Thatcher, ato kanë elementët në veshje, nëpërmjet të cilave ato personifikohen”, tha Duma. /Dritare.net/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al