28 Shtator, 2017

Rrëfehet Hygerta Sako, marrëdhënia ime me ish bashkëshortin dhe me vajzën


 

Hygerta Sako, ish ‘Miss Albania 1995’ prej kohësh drejton në ekranin e televizionit publik një emision dedikuar futbollit.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur ajo ishte miss, ajo mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare. Në një intervistë për emisionin e pasdites ‘Rudina’ ajo rrëfen marrëdhënien me vajzën , me ish bashkëshortin dhe me televizionin. ‘Unë kam një marrëdhënie fantastike me ish bashkëshortin’, tha ajo.

Vajza e saj ,Anais është tashmë 11 vjeç. Ato kalojnë shumë kohë bashkë dhe e ndihmon në detyrat e shtëpisë.

Sportive dhe e buzëqeshur për Hygertën pasditet me vajzën e saj janë nga më argëtueset, ato shkojnë në kinema, bëjnë shopping, xhiro me makinë etj, duke kaluar një kohë fantastike së bashku.

Sikundër Hygerta rrëfehet ajo është një nënë e përkushtuar dhe sportive në përditshmërinë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al