1 Shtator, 2020

Rrëfehet këngëtarja: Sekretet e rinisë që zgjat dhe vlerat e muzikës sipas meje


Nga Blerand Rexhepi/ Një këngëtare që muzikën e ka vetëm hobi dhe e bën për qejf dhe për publikun sjell projekte kohë pas kohe, ndërsa jeton në Belgjikë.

Lumnije Menxhiqi Shehu vjen në një rrëfim ku tregon mbi jetën e saj, faktin që është bërë nënë e re dhe ka tre fëmijë të mrekullueshëm, por tregon se problemin e vetëm e ka me paratë….

Cilët janë artistët që ju kanë frymëzuar për të ndjekur këtë karrierë?

Jam rritur me muzikë dhe muzika është gjithçka që kam dashur në jetë! Jam frymëzuar nga shumë artistë të huaj, por frymëzimi im kryesor, mbase dhe më me shumë ndikim, kanë qenë vëllezërit e mi.

Ju nuk jeni vetëm interpretuese, por edhe autore e këngëve tuaja.  Cilat janë burimet tuaja të frymëzimit?

Jam rritur në një familje artistësh. Në shtëpinë tonë kemi pasur shumë instrumente muzikore dhe shumë shpesh nga dhoma dëgjoja pianon, ku vëllau im Mendi Mengjiqi kompozonte këngë, të cilat disa prej tyre unë i kam interpretuar në festivale dhe regjistruar në Radio Prishtinë, sot RTK. Pastaj edhe vëllau tjetër, Qazim Menxhiqi, me kitarë këndonte dhe shkruante këngë, shpeshherë këndonim bashkë. Më vonë kam filluar edhe unë të shkruaj tekste për këngët dhe meloditë që vetë i interpretoj dhe burimet e frymëzimit definitivisht kanë qenë vëllezërit e mi.

Profesioni juaj është kënga. Jetoni vetëm me këtë profesion?

Kënga nuk është profesioni im, por është pasion.

Jeni bërë nënë shumë herët, apo jo?

Jam bërë nënë shumë herët, edhe pse në atë kohë më dukej vetja e madhe. Kam ndierë një dashuri që nuk përshkruhet. Zoti më ka bekuar me 2 vajza dhe një djalë.

E megjithatë, ardhja e saj në jetë ka qenë dhe një moment kthese për ju?

Të bërit prind është një kthesë e madhe në jetë dhe më ka ndryshuar si person. Ndyshojnë qëllimet dhe përparësitë. Që nga momenti kur jam bërë nënë, gjithçka që më ka interesuar ka qenë kujdesi, shëndeti ndaj tyre, pastaj shkollimi, aktivitetet… Me një fjalë, gjithçka që është për të mirën dhe të ardhmen e tyre, për mua prioritet kanë qenë dhe janë fëmijët. Mbase nganjëherë edhe e kam tepruar.

Vajza sapo ka kaluar adoleshencën. Ka qenë fëmijë i vështirë?

Ka kohë që vajzat e mia e kanë kaluar adoleshencën. Ishte një periudhë jo edhe aq e lehtë, besoj si te të gjitha vajzat tjera – moshataret e tyre.

Jeni ndopak nevrike?

Edhe pse si natyrë kam qenë e butë, koha, jeta të ndyshon. Por prapë jam një person që duroj shumë dhe jap shumë hapësirë, po kur mbushet kupa, atëherë shpërthej.

A ndjeni xhelozi ndaj këngëtarëve të tjerë?

Jo, në asnjë mënyrë. Nuk ndiej aspak xhelozi ndaj askujt, përkundrazi, kam respekt dhe i vlerësoj shumë ata këngëtarë që sjellin muzikë të mirëfilltë shqipe.

Keni 20 vjet me të njëjtën pamje. Ndonjë përkujdesje të veçantë për veten?

T’ju them të drejtën, unë nuk i kushtoj vetes ndonjë kujdes të veçantë. Mendoj se është gjenetike.

Keni qenë gjithnjë këngëtare e muzikës popullore qytetare. Si e shihni sot muzikën popullore, ndërsa shumë debutues e kanë bastarduar?

Muzika ku identifikohem është pop, baladë ! Sot, vlerat muzikore dhe ajo artistike shumë pak vlerësohen. Është bastarduar fare muzika e lehtë dhe ajo popullore me tekste apo vargje që nuk përçojnë asgjë.

Është më mirë 20 apo 40 vjeçe?

Secila moshë e ka sharmin e vet. Unë do thosha 50 vjeçe.

Veshja që preferoni?

Gjatë ditës preferoj veshje sportive. Preferoj edhe veshje elegante me raste të veçanta, varet se ku do shkoj. Me një fjalë, sipas ambientit e përshtati edhe veshjen.

Ç’raport keni me paranë?

Shpenzoj shumë, nganjëherë edhe pa nevojë.

Për çfarë i prish paratë?

Ndodh shumë shpesh me bashkëshortin tim Ilirin, dalim vetëm për nga një kafe dhe unë përfundoj nëpër dyqane tërë ditën. Jam në gjendje të vizitoj me orë të tëra butiqet dhe harxhoj bukur shumë për veshje, si dhe gjëra të tjera që kushtojnë goxha. Po dola në qendër, nuk kthehem duarbosh.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al