26 Shtator, 2024

Rrëfeu se mamaja e saj vuante nga kanceri! Nëna e Çiljeta Xhilagës jep lajmin e mirë: E fitova betejën për jetën…


Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga gjatë qëndrimit në “Ferma Vip” pati rrëfyer se nëna e saj vuante nga kanceri. Mirëpo, së fundmi Linda Xhilaga ka dhënë lajmin e mirë për ndjekësit se e ka “mundur” sëmundjen e rëndë.

“E fitova betejën për jetën,” ka shkruar nëna e këngëtares në disa foto të postuara në “InstaStory”.

Kujtojmë që Cciljeta, teksa ka qenë duke biseduar me këngëtaren Elsa Lila, ka treguar se mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.

Çili shtoi se atë periudhë e kishte me shumë merak nënën, për faktin se nuk e dinte se si ajo do ta përballonte nga ana psikologjike situatën duke qenëse po i binin edhe flokët.

Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.

Ndërkohë nëna e saj u bë pjesë e Ferma Vip, teksa hyri në spektakël për të suprizuar këngëtaren.

“Jam bërë një qerose, më kanë rënë të gjithë flokët”, iu drejtua e ëma këngëtares, teksa e përqafoi.

Nëna e Çiljetës zbuloi në atë kohë se analizat i kishin dalë mirë dhe se kishte edhe 3 kimioterapitë e fundit.

“Analizat mirë kanë dalë, shumë mirë, deri tani. Janë shumë të vështira kimiot, më kanë mbetur edhe 3 të tjera”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al