Moderatorja Amarda Toska, ka rrëfyer në një intervistë historinë e një shtatëzanie të dështuar. Ajo ka treguar se ishte shtatëzania e parë për të por nuk shkoi sic duhej, pasi në muajin e tretë ajo e humbi fëmijën.
Moderatorja tha se emocioni i asaj ngjarje i është fshirë nga mendja dhe e vetmja gjë që ia kujton është një lodër që bashkëshorti i saj Ermali e kishte blerë kur çifti morën vesh lajmin.
“Atë shtatëzani që nuk u çua deri në fund unë nuk e mbaj mend fare, kam pasur vetëm një lodër të cilën ma ka blerë Ermali, ka qenë një nga kto rraket për fëmijë ishte kot sa për fun, kur fIlloi e gjitha kjo gjë. Atë rrake unë e kam dhe sot e kësaj dite dhe u’a kam kaluar Joelit dhe Sias. Vetëm ajo ma kujton shtatëzaninë e parë,” u shpreh moderatorja.
Ndër të tjera Amarda shtoi se doktori i këshilloi regjimin e shtratit dhe asaj kohe asaj iu desh të mungontë në finalen e “DWS”.
Mirëpo as kjo nuk e ndihmoi atë ta mbronte fëmijën, pasi dy javë pas mbarimit të emisionit që moderonte, dyshja e humbën fëmijën.
“Mjeku më tha do të duhet regjim shtrati, qesha dhe i thash se kisha finalen para. Pastaj ai më tha vendimi të perket ty. Ishte shumë kaotike, nga njëra anë fëmija që duhej ta coja përpara dhe tjetra halli i punës, por mora vendimin e duhur dhe nuk u pendova,” tha Ami.
“Pas dy javësh regjim shtrati një ditë të bukur ndjeva që më rrodhën ujërat, kur shkova në spital kuptova që çdo gjë kishte përfunduar. Ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë por që gjërat nuk i kemi në dorë,” tha moderatorja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al