8 Nëntor, 2017

Rrëfimet e pazakonta/​​Kjo është mosha dhe momenti kur VIP-at kanë humbur virgjërinë


Njerëzit e njohur përveç benefiteteve që përfitojnë nga të qenit publikë, kanë edhe gjithmonë presionin e të pasurit të ekspozuar jetën private. Fansat dhe publiku i gjerë janë të interesuar dhe njëkohësisht kuriozë  sa u takon jetës së tyre .

Disa prej tyre janë shumë të afërt me publikun e tyre saqë kanë preferuar të bëjnë publike fakte që në të vërtetë janë shumë private.

Si për shembull vipat e mëposhtëm të cilët kanë folur hapur në publik për momentin kur e kanë humbur virgjërinë. Jeni kurioz? Lexojeni si më poshtë:

Khloe Kardashian

Ajo e ka humbur virgjërinë në moshën 14-vjeçare me një djalë 18-vjeçar. Nuk ishte një eksperiencë edhe aq e bukur tregon ajo, pasi ende nuk e njihte mirë trupin e saj. Khloe shprehet e penduar për mënyrën se si e ka humbur virgjërinë.

 

Angelina Jolie

Aktorja e njohur rrëfen se eksperienca e saj ka qenë shumë e shëmtuar. Ishte në moshë të vogël dhe në një moment gjeti një thikë dhe filoi ta priste të dashurin e saj, ai bëri të njëjtën gjë.

 

Kim Kardashian

Kim ishte 15-vjeç kur e humbi virgjërinë. Ajo rrëfen se e ka pasur me dy mendje dhe madje është konsultuar edhe me mamanë e saj, por në fund vendosi që ta bënte.

 

Ashton Kutcher

Aktori i njohur e ka humbur virgjërinë 15-vjeç në një pyll me të dashurën e tij. I gjithë akti zgjati vetëm 2 sekonda.

Celine Dion

Ajo e ka humbur virgjërinë me bashkëshortin e saj më 30 prill të vitit 1988. Ishte një natë e paharrueshme.

 

Lil Wayne

Reperi i njohur ishte vetëm 11 vjeç kur e humbi virgjërinë, ndërsa partnerja e tij vetëm 13-vjeç.

 

Jessica Alba

Aktorja e njohur ishte 18-vjeç kur e humbi virgjërinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al