Gruaja e quajtur Sarah Love, u befasua kur një i panjohur iu afrua dhe i bëri një koment të pazakontë për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj të porsalindur, shkruan Daily Mail.
Mirëpo kjo i shpëtoi jetën Lincoln-it të vogël pasi u zbulua se djali i saj kishte një problem shëndetësor dhe i kishin mbetur vetëm disa javë jetë.
Zonja Love ishte duke shijuar një udhëtim familjar në SeaWorld në Florida me Lincoln gjashtëjavësh, kur një burrë iu afrua atyre dhe i vuri në dukje ngjyrën e zverdhur të djalit.
Ndërsa ajo fillimisht mendoi se komenti ishte i çuditshëm, burri e qetësoi duke shpjeguar profesionin e tij si zjarrfikës dhe pjesë e EMT (Teknikët mjekësorë të urgjencës).
Ai i tha se nuk mendonte se ishte diçka e frikshme ose për t’u shqetësuar, por e nxiti mamanë e të voglit që ta kontrollonte tek mjeku.
Një seri testesh dhe analizash gjaku zbuluan se Lincoln kishte atrezi biliare, një sëmundje e mëlçisë në fëmijëri që bllokon kanalet biliare të rrjedhin nga mëlçia.
Kjo shkaktoi një grumbullim të bilirubinës në gjak, e cila manifestohet si zverdhje e lëkurës dhe e syve.
Në raste të rralla kur nivelet e bilirubinës bëhen shumë të larta, mund të jetë kërcënuese për jetën për shkak të dëmtimit të mundshëm të trurit.
Zonja Love tani ia di për nderë të huajit që takoi në SeaWorld për ndihmën pasi i shpëtoi jetën djalit të saj.
The Loves nuk e morën emrin e burrit në atë kohë, dhe ata kanë nisur një apel nëpërmjet lajmeve lokale për ta gjetur në mënyrë që ta takojnë dhe ta falënderojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al