30 Tetor, 2017

Rrëfimi i frikshëm i këngëtares shqiptare: Kam jetuar në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat


Anxhela Peristeri, pasi sqaroi në ‘Thumb’ detaje lidhur me karrierën e saj, planet për mos tu larguar më në Greqi sepse e sheh këtu të ardhmen, e ka mbyllur rrëfimin për Aulonën dhe Fatmën duke treguar një histori të frikshme me kërkëse të Fatmës e cila ja kërkoi këtë meqë jemi edhe në atmosferë para-Halloween.

Anxhela fillimisht ka treguar se i beson shumë historitë me shpirtra dhe mendon se këto gjëra janë të vërteta. Nisur nga kjo ajo ka treguar se kur jetonte në një shtëpi bashkë me disa këngëtare të tjera në Patra të Greqisë e ka vërtetuar prezencën e shpirtit pas vdekjes.

Këngëtarja tregoi se në atë shtëpi dritaret kërcisnin, televizori ndizeje fikej vetë dhe njerëzit largoheshin nga ajo shtëpi kur e merrnin me qera. Më vonë ajo kishte mësuar se në atë shtëpi ishte ekzekutuar gruaja e pronarit të pallatit, çka shpjegonte më pas këtë prezencë të frikshme por që Anxhela e kishte ndjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al