24 Nëntor, 2017

Rrëfimi i këngëtares: Nuk e thosha dot mbiemrin sepse druhesha mos më paragjykonin


Mbase edhe juve ju ka ndodhur shpesh që të dëgjoni një mikun apo miken tuaj të jetë në siklet prej emrit apo mbiemrit që mbase nuk i duket tërheqës, modern apo mund edhe ti duket i keqkuptueshëm.

Pothuajse një situatë e ngjashme i ka ndodhur dhe këngëtares Gerta Mahmutaj me mbiemrin e saj. E ftuar në “Kush vjen për drekë” bashkë me Gerta ka rrëfyer një ndodhi nga fëmijëria e saj ku ka treguar se është ndjerë në siklet që të thotë mbiemrin , duke qenë se mund të keqkuptohet lehtë.

“Kur isha e vogël, mbaj mend që ndërrova shkollë dhe ditën e parë të shkollës profesori pa që kishte një nxënëse të re. Më pyeti si quhesha. Unë i thashë: “Quhem Gerta”. Më pyeti dhe për mbiemrin por unë i  thashë: “Mbiemrin s’ta them dot se më vjen turp”.”,- është shprehur këngëtarja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al