6 Mars, 2018

Rrëfimi rrëqethës i 27-vjeçares: Mamaja më mbylli në dhomë me përdhunuesin, ajo bënte rojën jashtë


Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj të tmerrshme, teksa akuzon nënën e saj se ka lënë një burrë që ta përdhunonte në një dhomë hoteli. Viktima është Peta Butler.

Ajo ishte vetëm 16 vjeçe kur u përdhunua 3 herë, e ndërsa mamaja e saj ishte në dijeni paso ishte jashtë dhome duke bërë roje. Pasi ka kaluar një dekadë, viktima e përdhunimit ka gjetur forcën që ta detyrojë të ëmën e saj që ta pranojë fajin dhe ta fusë në burg.

Therese Butler tashmë ndodhet në qeli, e Peta ka dalë hapur për të treguar historinë e saj. Ajo foli për herë të parë në një intervistë në muajin shkurt, kur mamaja e saj u shpall fajtore për ngjarjen e ndodhur në 2006-n në Toowoomba të Australisë.

“Mamaja më la në dhomën e një hoteli të lirë, e pak më vonë një burrë që nuk e njohja hyri brenda. Ai nuk foli asgjë, thjesht erdhi dhe filloi të më zhvishte. Kisha ngrirë, nuk mund të bëja asgjë”, ka treguar ajo për emisionin “A Current Affair”.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se Therese Butler u dënua me 4 vite burg, me të drejtë lirimi pas 12 muajsh, pasi kërkoi ndjesë para trupës gjykuese për atë çfarë ka bërë.

Aktualisht autoritetet po punojnë për identifikimin e mashkullit. Por për të dihet shumë pak, vetëm emri Thommo dhe veshja e tij atë ditë. Peta ka krijuar një skicë si autori dukej, por ndërsa kanë kaluar shumë vite, kjo duket shumë e vështirë që ai të identifikohet.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al