Ndërsa ekziston ende mundësia e dëbimit të saj nga SHBA, mashtruesja e rrjeteve sociale, Anna Delvey ka folur rreth jetës së saj në burg dhe deklaratës se dëshiron të martohet me Kanye West për të siguruar letrat amerikane.
Mashtruesja e rrjeteve sociale, emi i vërtetë i së cilës është, Anna Sorokin njihet si “trashëgimtarja e rreme gjermane” që mashtroi njerëz të pasur duke iu vjedhur shuma të mëdha parash. Ajo zhvilloi një intervistë në podcastin e Alex Cooper, cila u zhvillua përmes video-telefonatës nga Institucioni Korrektues i Orange County në Upstate New York, ku ajo aktualisht po mbahet nga Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA.
Në vitin 2019, ajo u dënua për vjedhje të 200,000 dollarëve, tentativë të grabitjes të shkallës së pare dhe mashtrim. Ajo u lirua nga burgu në shkurt të vitit 2021, por u arrestua përsëri nga ICE një muaj më pas. Që nga arrestimi i saj i parë ajo ka fituar famë të madhe, madje ishte edhe subjekt i hitit të fundit të Netflix, “Inventing Anna.”
Avokati i saj, Manny Arora, tha këtë të martë se ka paraqitur një kërkesë për të ndaluar dëbimin e saj nga SHBA, duke vënë në dukje se ajo nuk duhet të dëbohet përpara afatit të apelimit më 19 mars.
31-vjeçarja foli gjatë intervistës në lidhje me mundësinë e dëbimit nga Shtetet e Bashkuara.
“Shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë,” i tha ajo Cooper kur u pyet se si e parashikon jetën e saj nëse dëbohet për në Gjermani. Megjithatë, Anna gjithashtu vuri në dukje se, nëse dëbohet, do të jetë gjithsesi në gjendje të shkojë kudo tjetër në botë që donte, përveç SHBA-së.
Sipas saj, ajo ka marrë me postë oferta për birësim dhe propozime për martesë. Duke folur për jetën e saj në burg ajo tregoi se thashethemet se ajo ka një “asistente burgu” janë të rreme duke mos dhënë detaje.
Ndërsa më parë ishte e burgosur në Rikers, Anna konfirmoi se paguante të burgosur të tjerë për të bërë punët për të. “Nëse ke para, nuk ke pse të bësh asgjë.”, tha ajo.
“Ata në fakt mendojnë se jam super e pasur”, shtoi Anna duke qeshur.
Ndër temat e tjera të diskutuara ishte edhe Kanye “Ye” West. Në shkurt të vitit të kaluar ajo postoi një status në Twitter, ku shkruante se do të martohej me reperin për të pasur një ‘green card në SHBA’ ( kartë banimi të përhershme).
“Kjo është një pyetje e ndërlikuar,” tha ajo duke vënë në dukje se postimi ishte një shaka.
Sa për West, “Ai nuk duket se po merr vlerësimet më të mira, kështu që nuk e di”, tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al