Të mbash një turne madhështor plot spektakël dhe performanca elektrizuese si “Future Nostalgia” e Dua Lipës nuk është aspak e lehtë. Dhe incidentet janë të shumta në ture të tilla sikurse kemi parë shpesh tu ndodhë artistëve ndërkombëtarë.
Para pak ditësh Dua ndodhej në Milano ku mbajti koncertin e saj të radhës. Mirëpo, fatkeqësisht kryefjala e asaj nate u bë rrëzimi i shqiptares në skenë. Teksa po këndonte e kërcente së bashku me balerinët profesionistë, Dua rrëshkiti në skenë. Megjithatë e kamofloi shumë mirë situatën pasi u ngrit shpejt dhe vazhdoi të këndonte sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Videoja u shpërnda nga të pranishmit në rrjetet scoaiel dhe u bë virale brenda pak orësh. Dua nuk bëri asnjë reagim deri ditën e sotme. Ajo ka shpërndarë në Instastory videon e rrëzimit duke shkruar : “Spektakle djersitëse, dysheme të djersitëshme.”
Megjithatë përveç humorit që mund të bëhet me këtë video, duket se ky rrëzim i ka lënë një pasojë serioze Duas e cila është vrarë shumë në gjurin e saj. Artistja ka ndarë një foto ku tregon të nxirën e shkaktuar nga rrëzimi. “Më nxiu gjurin megjithatë”- shkruan ajo teksa më pas ka postuar edhe një foto ku shihet tek i ka vendosur akull.
Dua filloi turneun e saj ‘Future Nostalgia’ në Amerikë në shkurt dhe pas koncerteve të saj në Itali, do të shkojë në Spanjë, Finlandë dhe Norvegji. Pas një pushimi veror, këngëtarja do të mbyllë këtë turne në Perth, Australi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al