11 Shtator, 2017

Rrjetet sociale dhe tendenca e një make up-i pa make-up…!


 

Nuk është një lojë fjalësh, por një e vërtetë e kohëve të fundit, tendenca për tu paraqitur në foto pa make up, për të shkuar në punë apo gjetkë pa make up.

Tendenca e fundit e rrjeteve sociale për të publikuar foto pa make up, në fakt nuk është se ka lindur pa baza. Nga të dhënat e një studimi të fundit amerikan, ky trend është konsideruar edhe më i pëlqyer nga meshkujt. Këtyre të fundit, femrat natyrale u duken më atraktive, kështu që, nëse lodheni çdo ditë para pasqyrës për të bërë sa më shumë përshtypje, duhet të hiqni dorë: është e kotë. Selfie pa make-up është një përpjekje gjithmonë në rritje, e cila po funksionon. Nuk ka rëndësi si nisi ky trend i ri i rrjeteve sociale, por ajo çka është vënë re nga studimi, është fakti që meshkujve po u pëlqejnë gjithmonë e më shumë femrat pa make up.

Psikologët e “Bangor University” dhe “New York University” kanë zbuluar se tualeti u shton fare pak pikë pamjes së femrave. E kundërta ndodh, nëse ato paraqiten natyrale në sytë e meshkujve. Fotografitë e 44 femrave, me moshë nga 18 deri në 22 vjeç, me dhe pa tualet, iu dhanë një grupi prej 70 studentësh, meshkuj edhe femra, duke iu kërkuar që të jepnin vlerësimin e tyre, nga 1 deri në 8.

Rezultatet zbuluan se prania ose jo e tualetit luante një rol rreth 2 për qind nga gjykimi kompleks mbi pamjen e vajzave.

 

70 për qind e të pyeturve vlerësonin tiparet dhe karakteristikat e vajzave të fotografuara pa tualet. Megjithatë, studiuesit pranojnë se bota pa make up e femrave është një sfidë e humbur, por ajo që këshillojnë ata ka të bëjë me teprinë e pudrës, buzëkuqit, apo nxirjes së syve. Në dukje, çdo përbërës magjik i make up-it të femrave është pushtet më vonë, pranojnë studiuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al