Melania Trump është vënë në qendër të kritikave të mediave amerikane dhe ironia e komentuesve në rrjetet sociale ka bërë xhiron e botës.
Këtë herë shkak i kësaj ‘antipatie’ ka qenë veshja e saj, ose më saktë shija e shtrenjtë e veshjes së saj. Komentuesit janë shprehur se ajo nuk mund të flasë për uri e varfëri, ndërsa mban veshur një fustan që kushton sa rroga e një amerikani të thjeshtë etj.
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dha një fjalim mbi bullizmin gjatë të mërkurës mbrëma duke përdorur edhe shprehje të tipit “asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet kurrë i uritur” ndërsa mbante veshur një fustan të Delpozo i cili kushton 2,950 dollarë.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet kurrë i uritur, i friksuar, i terrorizuar, i përqeshur ose merakosur dhe pa pasur askënd tek i cili mund të mbështetet,” tha Melania..”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al