2 Prill, 2022

Rrjeti shpërtheu në komente pasi puthi në buzë të bijën, reagon Robert Berisha


Puthja e fëmijëve në buzë nga prindërit është një temë e nxehtë prej dekadash, por është theksuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit kur personazhe si Victoria, David Beckham apo Hillary Duff, por edhe shumë personazhe shqiptare, kujtojmë të fundit Ilir Shaqirin kanë postuar foto duke puthur fëmijët në buzë.

Edhe këngëtari i njohur nga Kosova dhe tashmë prezantuesi, Robert Berisha, bën pjesë në grupin e prindërve që nuk e kanë aspak problem të shkëmbejnë puthje në buzë me fëmijët.

Ai ka shpërndarë një foto në Instagram me të bijën, Renee, ku shfaqet duke i dhënë një puthje në buzë. Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta, mirëpo më pas artisti i ka fshirë dhe i ka limituar komentet në postimin e tij.

“Po lexoj komentet, shumë mbrapa disa njerëz”- shkruan dikush me të cilin këngëtari është shumë dakord. Ai i ka replikuar duke shkruar: “Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”.

Në gjithë botën duket se nuk ka një mendim mbizotërues për këtë temë dhe argumentet ndryshojnë shumë. Madje, edhe ekspertët, shpesh kanë qasje të ndryshme.

Renee është vajza e Robertit nga martesa me Nora Istrefin. Dyshja janë shembulli perfekt i teorisë se pas ndarjes ish-partneri mund të jetë shoku yt më i mirë. Pas dasmës së bujshme dhe 13 vite në krahët e njëri-tjetrit, çifti vendosi që ndarja ishte zgjedhja më e mirë për ta. Shpesh fotografohen me pushime e me miq të përbashkët duke u përfolur për ribashkim por të dy e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al