9 Korrik, 2021

“Rrogë të plotë për Erion Isain”, habit kryebashkiaku socialist: Kur isha 15 vjeç paguhesha 850 mijë lekë, tani marr më pak


1564409856_erionisaiii

Kreu i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka deklaruar se puna e parë që ka bërë në jetën e tij, ka qenë më fitimprurëse se sa posti që mban aktualisht.

Në një intervistë për Top Albania Radio, ai është shprehur se kur filloi punë si aktor i “Portokallisë” paguhej me 850 mijë lekë të vjetra në muaj.

Posti që ai mban aktualisht si kryebashkiak, sipas tij e shpërblen vetëm me 680 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me ‘Çuçkën’ dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: ‘Si e ke emrin ti?’

Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: ‘Erion’. ‘Rrogë të plotë Erionit’, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra” tha Erion Isai .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al