Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth ndarjes, duket se Dua Lipa dhe Anwar Hadid ruajnë një marrëdhënie miqësore. Madje edhe me familjarët e njëri-tjetrit.
Ditën e sotme ish-vokalisti i grupit “Oda” si dhe babai i kënëgtares Dua Lipa, Dukagjini, ka reaguar zemërthyer në Instagram pas vdekjes së regjisores e producentes Vjosa Berisha.
“Mikja jonë e bukur na la sot. Ota do të na mungosh shumë. Ti do të kujtohesh gjithmonë për forcën, kreativitetin, pasionin dhe miqësinë. Dashuri për familjen”, -shkroi ai në postim.
E mes shumë komenteve ngushëlluese, na rrëmbeu vëmendjen ai i miliarderit dhe babait të Anwar, Mohamed Hadid. “Në duart e Zotit, ajo do prehet në paqe. Shpresoj që Zoti të hap dyert e parajsës dhe t’i lehtësojë rrugën”- shkruan ai duke ngushëlluar ish-krushkun.
Përveç kësaj vihet re se Dua dhe Anwar e ndjekin ende njëri-tjetrin në Instagram e po ashtu edhe familjarët. Prindërit, motra e vëllai i Duas shkëmbejnë pëlqime dhe komente me modelin e po ashtu edhe Dua me motrat e tij Gigi dhe Bella Hadid.
Dyshja e nisi lidhjen në qershor të 2019. Sipas raportimeve nga TMZ, Dua u prezantua me Anwar nga Gigi, e cila është mike shumë e mirë me shqiptaren. Është raportuar se Anwar i kërkoi Dua Lipës një takim më pas në qershor. Dua dhe Anwar u panë publikisht së bashku në festivalin muzikor britanik ‘Summer Time Hyde Park’ në korrik 2019 dhe madje u fotografuan duke u puthur!
Gjatë një interviste me British Vogue në shkurt 2021, Dua Lipa foli për marrëdhënien e tyre duke shpjeguar se ishin një çift shumë privat. “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të jashtëzakonshme dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë OK, kjo është kënaqësi,” tha ajo. “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni.”
Në 2019 Anwar ishte në Kosovë me Duan dhe familjen e saj për “Sunny Hill Festival” dhe vitin e kaluar ishte në Shqipëri ku Dua qëndroi disa javë për pushimet verore, mes Tiranës, Krujës dhe jugut të Shqipërisë. Anwar u shpreh se i pëlqeu shumë vendi ynë, madje asokohe u pa me veshje kombëtare teksa mori edhe fanelën e ekipit të Tiranës nga kryebashiaku Erion Veliaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al