5 Prill, 2022

Rudina Dembacaj rrëfen prapaskenat e filmit të saj: Marku ka ardhur në xhirime sepse…


Rudina Dembacaj do të sjellë së shpejti filmin e saj, ku përveçse si aktore ajo ka edhe rolin e producentes.

Ajo ishte e ftuar në një intervistë së bashku me aktorin Gentian Zenelaj, ku treguan detaje dhe prapaskena në xhirimet e filmit. Ata treguan se xhirimet janë zhvilluar kryesisht në Tiranë, gjatë dimrit.

“Xhrimiet janë bërë në Tiranë, në ditët më të ftohta të vitit dhe personi që ankohej më shumë ishte Rudina Dembacaj. Ka gjithmonë shumë ftohtë. Ishin ato ditët me minus.”– tha aktorja për “Ftesë në 5.”

Nga ana tjetër, Genitan Zenelaj u shpreh se xhirimet janë zhvilluar kryesisht gjatë natës me orare të zgjatura.

“Rudina është personi që nuk është zhveshur asnjëherë në film, në kuptimin që nuk ka pasur asnjë skenë me këmishë nate fare. Xhirimet janë bërë natën më shumë, me orare të zgjatura, duke lënë mënjëane deri diku familjen.”– zbuloi ai.

Në një lojë që u zhvilluar gjatë emisionit, dyshja u pyetën se cili nga ata ka folur më shpesh me partnerin gjatë xhirimeve. Rudina Dembacaj, e cila është e martuar me Mark Frrokun prej pothuajse dy vitesh, tha se ai ka qenë i pranishëm gjatë xhirmeve të filmit “Dashuri dhe Turbulenca.”

Biseda:

Rudina Dembacaj: Unë flas shpesh sepse e kam ves. Marku ka ardhur edhe në xhirime.

Gentian Zenelaj: Marku ka parë të gjitha shfaqjet e Rudinës.

Rudina Dembacaj: Më do mi Bieta.

Gentian Zenelaj: Madje kur Marku nuk vinte, ne e merrnim në telefon për ta pyetur “kur do të vish.” Marku e dashuronte shfaqjen tonë, besoj do ti pëlqejë edhe filmi shumë.

Aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun vë fillim të vitit 2020, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al