26 Shtator, 2017

Rudina Magjistari përgjigjet publikisht për debatin me Linda Rein live në emision


Pas debatit të madh që shkaktoi prania e Linda Reit në studion e emisionit  ‘Rudina’ , moderatoria është detyruar të risaqarojë termin që përdori ndaj saj dhe që më pas e bëri Lindën që t’i kundërvihej duke e quajtur gazetare të painformuar.

Para se të fillonte emisionin e ditës së sotme Rudina ka sqaruar keqkuptimin duke thënë:

 

“Pas shumë komentesh dhe lajmesh në lidhje me programin e djeshëm, duhet të sqaroj se fjala “transgjinor” nuk është as paragjykuese dhe as diskriminuese. Është thjesht një term përfaqësues, ashtu siç është “gay” apo “lesbike”. Këto nuk janë terma diskriminues, ata ashtu quhen.

Ata kanë historitë e tyre personale dhe unë i mbështes. Aq më tepër kur gjejnë kurajo dhe i ndajnë më të tjerët duke u bërë kështu një zë i fortë. Gjithnjë i kam mbështetur dhe do vazhdoj ta bëj.” – përfundoi Rudina Magjistari.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al