11 Shtator, 2017

Rudina Magjistari tregon se kur do e nxjerr Mian në publik


Rudina Magjistari është moderatorja që na shoqëron në orët e pasdites në ekranin e Tv Klan. Prej dy vitesh ajo është nënë e një vajze, Mias së vogël. Rudinën e kemi parë teksa poston detaje nga Mia herë pas here, por asnjëherë nuk poston profilin e plotë të vajzës. Por duket se Rudina ka zgjedhur që mos postojë foto të plotë, të paktën, derisa Mia të dojë vetë. Po, po mirë e lexuat.

Kështu ka thënë sot, moderatorja e njohur, pas një bisede në studio me gazetarët Eraldo Rexho dhe Adela Xhamani. Ndërsa uruan të gjithë fëmijët për ditën e parë të shkollës, Adela listoi disa personazhe të cilët postuan foto nga profilet e tyre sociale duke nënvizuar edhe faktin që disa prindër janë supersticiozë dhe nuk kanë dëshirë t’i publikojnë fotot e fëmijëve të tyre.

Por Rudina nuk ka të njëjtin mendim. Të paktën, për atë nuk është kjo arsyeja: “Nuk është çështje supersticioni”, – tha ajo duke folur për rastin e saj: “Unë nuk e nxjerr Mian në publik, sepse jam supersticioze. Unë kam një tjetër arsye. Dua që vajza ime të zgjedhë vetë dhe jo ta detyroj unë të jetë personazh i njohur. Kur të rritet edhe pak, le të zgjedhë vetë nëse do t’i pëlqejë të jetë në qendër të vëmendjes ose jo.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al