7 Shkurt, 2018

Rudina nuk u ndahet gafave, ja çfarë tha këtë herë


Nuk është hera e parë që moderatorja Rudina Magjistari bën gafa në emisionin e saj.

Gafa të cilat herë pas here janë komentuar edhe në rrjete sociale. Diçka të tillë ka bërë edhe pasditen e sotme ndërkohë që po intervistonte  moderatoren e re në Klan, Kiara Tito, Rudina u shpreh se aktori hollivudian Leonardo Di Caprio nuk ka fituar asnjëherë çmimin “Oscar”.

“Kur kam qenë në Itali merrja pjesë në konkurse bukurie dhe dilja e dyta. Kur erdha në Shqipëri thashë të merrja pjesë në konkurset e bukurisë shqiptare dhe mora pjesë tek Miss Shqipëria. Thashë ta provoja në Shqipëri se u bëra si Leo Di Caprio që donte Oscar,”-ishte thënë Kiara, ndërkohë që Magjistari ndërhyri duke thënë “Që se mori kurrë”.

Leonardo DiCaprio accepts the award for best actor in a leading role for “The Revenant” at the Oscars on Sunday, Feb. 28, 2016, at the Dolby Theatre in Los Angeles. (Photo by Chris Pizzello/Invision/AP)

Kujtojmë që aktori i njohur i nderuar me çmimin Oscar në vitin 2016 me filmin e tij “The Revenant”./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al