12 Shtator, 2017

Rudina Xhunga bëhet nostalgjike, luan me të ëmën si dikur fëmijë


Le të jesh sa vjeç të duash për prindin do jesh gjithmonë fëmijë. Këtë shprehje tonën popullore e ka dëshmuar edhe njëherë Rudina Xhunga. Ajo ka postuar një foto në të cilën shfaqet e ëma duke u përpjekur të luajë me të.

 

Është fshehur pas një peme, si dikur ku luanin kukafshehthi.

“Mamat janë si fëmijët. Duan të luajnë me ne, si dikur…”, ka shkruar Rudina në Instagram, duke kujtuar kështu një pasazh fëmijërie.

Ajo sot është nënë vetë, madje sapo e ka përcjellë të bijën për në shkollë, po gjithsesi para prindërve duket sikur fëmija mbetet gjithmonë fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al